Manchester City e ka shkatërruar Liverpoolin në derbin e zjarrtë dhe ka bërë vend në gjysmëfinale të Kupës FA.
Ndeshjen çerekfinale të garës prestigjioze, City i udhëhequr nga Pep Guardiola e fitoi 4:0.
Erling Haaland ishte në formë të lartë dhe i realizoi tri gola, ndërsa Antoine Semenyo e shënoi një tjetër.
Haaland shënoi në minutën e 39-të nga penalltia fillimisht, e më pas edhe në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
Semenyo pesë minuta pas pushimit realizoi për 3:0, kurse sulmuesi norvegjez, Haaland, e kompletoi “hat-trickun” në minutën e 57-të.
Mohamed Salah kishte mundësi të shënonte për Liverpoolin, por penalltinë e gjuajtur nga ai e priti portieri James Trafford.
City para pushimit të ndeshjeve të përfaqësueseve fitoi ndaj Arsenalit në finale të Kupës së Ligës. Tani është në garë për “tripletën” e kupave vendore.
City është në garë ende për të triumfuar edhe në Premier League.
Për Cityn është gjysmëfinalja e tetë rresht e arritur në Kupën FA, ndërsa Liverpooli në këtë fazë të garës nuk ka arritur prej vitit 2022.
Kundërshtarin e gjysmëfinales, City do ta mësojë të dielën.


