KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çeku: Serbia po i shkel marrëveshjet, 1247 artefakte nga Kosova mbahen ilegalisht në Beograd
Politikë

Çeku: Serbia po i shkel marrëveshjet, 1247 artefakte nga Kosova mbahen ilegalisht në Beograd

Kosova News
Kosova News 16:41 -10/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka thënë se Serbia po i shkel marrëveshjet.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai tha se 1247 artefakte nga Kosova po mbahen ilegalisht në Beograd.

“1247 artefakte të koleksionit të muzeut publik janë marrë nga Muzeu Kombëtar i Kosovës gjatë kohës së luftës (1998-99) nga Akademia serbe e Shkencave. Kjo ishte pjesë e projektit gjenocidal të Serbisë kundër historisë/identitetit të shqiptarëve, krahas shkatërrimit të mbi 1 mijë objekteve të trashëgimisë”, shkroi Çeku.

Ai u shpreh se artefaktet janë marrë për ekspozim të përkohshëm.

“Pothuajse 24 vjet më pas, koleksioni ende mbahet padrejtësisht dhe ilegalisht në muzetë e Beogradit. Sipas marrëveshjes origjinale (Libri i Kthimit), artefaktet janë marrë për ekspozim të përkohshëm, por ende nuk janë kthyer në Muzeun Kombëtar të Kosovës, atij të cili i takojnë”, shkroi ai.

Ai shtoi se Serbia po shkel haptazi marrëveshjen origjinale të vitit 1998/99.

“Serbia po shkel haptazi marrëveshjen origjinale të vitit 1998/99 të nënshkruar ndërmjet institucioneve përkatëse të Kosovës dhe Serbisë. Konventa e vitit 1970 e UNESCO-s për kthimin e pasurisë kulturore në vendin e origjinës dhe dokumenti i Ahtisaarit që përcakton një afat kohor për kthimin e koleksionit”, ka shkruar tutje Çeku.

Gjithashtu lexoni:

Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Osmani u kërkon liderëve të BE-së heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës: Po ndëshkohet vendi më proevropian

Rama pas përfundimit të Samitit: Ditë e frytshme, vendosëm për investime në disa sektorë

Presidentja Osmani takon kryeministrin e Maltës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë

Presidentja Osmani: Kosova, e hapur të diskutojë me Britaninë për pranimin e migrantëve të refuzuar

Kosova News 10/07/2022 10/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
23:03 -16/05/2025
FSK-ja në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve
22:56 -16/05/2025
Futbollistët e Barcelonës festojnë titullin në rrugët e qytetit
21:56 -16/05/2025
Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
21:22 -16/05/2025
BE-ja: Veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, rrezik për përshkallëzim
20:43 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?