Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se në Ditën Ndërkombëtare të Librit kanë furnizuar Bibliotekën e Qytetit me 1,834 libra të rinj në vlerë afro 20 mijë euro.
Bulliqi thotë se këta libra janë nga fusha e letërsisë dhe fushave të tjera, të cilët do t’iu shërbejnë lexuesve.
“Gjatë vizitës në Bibliotekën e Qytetit u takova edhe me lexuesit me të cilët diskutuam për kushtet që i ofron salla e leximit. U zotova se kërkesat e tyre do të merren parasysh, gjithnjë në suaza të mundësive, duke e ditur që objekti është nën mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”, ka shkruar Bulliqi.
Tutje, ai ka shtuar “Urime Dita Ndërkombëtare e Librit”./Telegrafi/
