Ad image

Zyrtari i Kievit: Fëmijët ukrainas po rrëmbehen dhe dërgohen në Çeçeni për edukim patriotik

Kosova News
Kosova News 13:31 -07/12/2022

Një zyrtar ukrainas ka pohuar se fëmijët në rajonin e Luhansk të vendit po rrëmbehen dhe po dërgohen në republikën ruse të Çeçenisë.

Serhiy Haidai, kreu i administratës ushtarake të Luhanskut, tha se fëmijët po merren “në masë” për “edukim patriotik”.

Ai shtoi se tashmë kishte më shumë se 100 raste të ngjashme të adoleshentëve të dëbuar në territorin rus.

Më herët, Qendra e Rezistencës Kombëtare të Ukrainës pretendoi se 15,000 fëmijë i ishin nënshtruar ekzaminimeve të thella mjekësore nga autoritetet pro-ruse në Luhansk.

Ai tha se autoritetet kishin përcaktuar atëherë se 70% e këtyre fëmijëve kishin nevojë për “kujdes të veçantë mjekësor” dhe pretendohej se kjo po përdorej për të “mbuluar” dëbimin e fëmijëve.

Ndërkohë edhe gjatë muajit prill Ministria e Jashtme e Ukrainës ka ngritur shqetësimin se fëmijët e dërguar në Rusi, përfshirë ata jetimë gjatë konfliktit, mund të jenë viktima të trafikimit.

Thuhej se në Ukrainë janë hapur disa korridore evakuimi për civilët që të çojnë në Rusi, por për këto “rrugë shpëtimi” janë ngjallur shumë polemika, duke ngritur akuza se rusët po i shfrytëzojnë për të kapur viktima për t’i trafikuar”.

Shpërndaje