Ad image

Zelensky: Rusia aktualisht kontrollon 20% të Ukrainës

Bekim Morina
Bekim Morina 14:36 -02/06/2022

Presidenti Volodymyr Zelensky duke iu drejtuar parlamentit të Luksemburgut, deklaroi se Rusia tani po kontrollon rreth 20% të territorit të Ukrainës – kjo është shumë më tepër sesa Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda së bashku.

Ai tha se pothuajse 125.000 km katrorë tani janë në duart e Moskës. Kjo përfshin Krimenë dhe pjesë të Ukrainës lindore që forcat pro ruse kapën në vitin 2014, e cila përbënte afërsisht 7% të territorit të Ukrainës.

Zelensky tha se vija aktuale e frontit shtrihej për më shumë se 1.000 km.

Gati 12 milionë ukrainas janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, dhe mbi pesë milionë prej tyre – kryesisht gra dhe fëmijë – kanë shkuar jashtë vendit, tha ai.

Zelensky pohoi gjithashtu se humbjet ushtarake ruse tani ishin në më shumë se 30.000 – më shumë se viktimat e përgjithshme sovjetike gjatë luftës në Afganistan në 1979-89 dhe dy luftërave çeçene në vitet 1994-2000, raporton BBC.

Rusia deri më tani ka dhënë detaje për më shumë se 1.300 vdekje në Ukrainë.

Shpërndaje