Ad image

Zelensky: Pranimi i Ukrainës në BE do ta forcojë bllokun

Kosova News
Kosova News 12:22 -12/06/2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shprehur hapur se shpreson që vendit të tij do t’i jepet statusi i kandidatit për në BE.

Përmes një fjalimi, Zelensky tha se faza përfundimtare e “maratonës së madhe diplomatike” filloi sot.

“Dhe në këtë maratonë ne jemi në fakt së bashku me Bashkimin Evropian – në një ekip, dhe ky ekip duhet të fitojë. Jam i bindur se ky vendim mund të forcojë jo vetëm shtetin tonë, por edhe të gjithë Bashkimin Evropian”, tha Zelensky.

Ai shtoi se është i sigurt se vendi do të marrë së shpejti një përgjigje.

Dje, shefja e BE-së Ursula von der Leyen, e cila zhvilloi bisedime me të në Kiev, tha se Ukrainës do t’i thuhet javën e ardhshme nëse mund të përparojë në fazën tjetër të bashkimit me bllokun.

Zelensky foli gjithashtu për krenarinë e tij për trupat ukrainase që po mbrojnë qytetin kyç lindor të Severodonetsk, duke shtuar se luftimet “të ashpra” në rrugë vazhdojnë në qytet.

“Unë jam krenar për të gjithë mbrojtësit tanë që arritën të ndalojnë përparimin e këtyre njerëzve armiqësor… dhe të mbajnë mbrojtjen tonë të fortë”, tha ai./rtv21/

Shpërndaje