Ad image

Super hëna e ‘Luleshtrydhes’, fotografi të hënës së plotë të muajit qershor

Alban Begolli
Alban Begolli 15:51 -15/06/2022

Mbrëmjen e kaluar super hëna e “Luleshtrydhes” dha një shfaqje spektakolare, fenomen ky i cili ishte nën “objektivin” e fotografëve anembanë botës.

Hëna e plotë është një fazë hënore e cila zakonisht ndodh çdo muaj, kur sateliti ynë natyral është në drejtim të kundërt të diellit, e Toka qëndron mes tyre.

Gjatë hënës së plotë, sipërfaqja e cila është në drejtim të tokës ndriçohet plotësisht duke krijuar pamje të një rrethi perfekt.

Një emër i njohur për hënën e plotë të muajit qershor është “Hëna e Luleshtrydhes”, emër i cili ka origjinë nga populli indigjen i Amerikës.

Ky emër i referohet faktit se muaji qershor është koha tradicionale kur luleshtrydhet e egra në Amerikën Veriore janë gati për vjelje.

Shpërndaje