Ad image

Spanja përballet me temperatura të larta që pritet të arrijnë deri në 43 gradë Celsius

Alban Begolli
Alban Begolli 11:43 -13/06/2022

Disa pjesë të Spanjës po përballojnë valën e parë të të nxehtit të vitit, me temperatura që parashikohet të arrijnë në 43 gradë Celsius në disa zona.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë agjencia e motit Aemet që ka thënë se një masë e ajrit të nxehtë nga Afrika e Veriut po përfshin Spanjën.

Zonat më të nxehta do të jenë në Spanjën qendrore dhe jugperëndimore, ndërsa vala e të nxehtit pritet të zgjasë të paktën deri të mërkurën.

Temperatura maksimale prej 43 gradë Celsius parashikohet për qytetet jugore të Seville, Cordoba dhe Badajoz.

Meteorologët thanë se temperatura në Madrid mund të arrijë 38 gradë Celsius, që është shumë mbi mesataren për fillim të qershorit.

Ndërsa temperatura më e lartë e parashikuar në Barcelonë bregdetare është 32C. /Telegrafi/

Shpërndaje