Ad image

Shefi i NATO-s thotë se tanket do t’i forcojnë ndjeshëm aftësitë luftarake të Ukrainës

Kosova News
Kosova News 22:20 -25/01/2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka lavdëruar vendimin e shtetit gjerman për dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë.

“Do të forcojë ndjeshëm aftësitë e tyre luftarake”, tha norvegjezi gjatë një interviste për cnn.

“Ne kemi parë se si rusët po ndërtojnë fortifikime”, pohoi Stoltenberg dhe shtoi se “Nëse ne duam që Ukraina të mbrohet kundër sulmeve të ardhshme ruse dhe gjithashtu të rimarrë territoret e saja, ne duhet t’u japim atyre më shumë armatime moderne dhe të rënda”.

Berlini tha se do të dërgojë 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë gjersa shumë shpejt do të fillojnë trajnimin e forcave ukrainase në Gjermani. Përveç trajnimeve, paketa do të përfshijë edhe logjistikën, municionin dhe mirëmbajtjen e sistemeve.

Ndërkohë, kancelari gjerman Olaf Scholz pas vendimit për dërgimin e tankeve deklaroi se “ne e mbështesim financiarisht Ukrainën, por edhe me armatim. Pavarësisht se nuk e kemi bërë këtë për shumë dekada, ne kemi shtuar mbështetjen tonë në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë. Kjo është rruga e duhur. Sidomos kur flasim për tanke”.

Ndryshe, SHBA-ja ka vendosur të dërgojë 31 tanke të llojit Abrams në Ukrainë.

Lexo po ashtu:

Shpërndaje