Ad image

Rusia: Vendimi i BE-së për të hequr naftën ruse, hap “vetë-shkatërrues”

Kosova News
Kosova News 13:04 -02/06/2022

Rusia ka paralajmëruar se vendimi i BE-së për të hequr pjesërisht naftën ruse është një hap “vetë-shkatërrues”.

Të hënën, vendet anëtare të BE-së thanë se 90% e importeve të naftës do të shkurtoheshin deri në fund të këtij viti, si pjesë e sanksioneve të mëtejshme për të ndëshkuar Moskën për luftën në Ukrainë.

Por, ministria e jashtme e Rusisë ka deklaruar se masa “ka shumë gjasa të provokojë rritje të mëtejshme të çmimeve, të destabilizojë tregjet e energjisë dhe të prishë zinxhirët e furnizimit”, shkruan BBC.

Moska ka këmbëngulur gjithashtu se nuk do ta shesë naftën e saj me humbje./21Media

TAGGED: , ,
Shpërndaje