Agjencia e Rojës Kufitare dhe Bregdetare Evropiane FRONTEX, ka bërë të ditur se në pesë muajt e parë të këtij viti u regjistruan 40.675 kalime të paligjshme të kufirit nga rruga e Ballkanit Perëndimor drejt vendeve të BE-së ose trefish më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Në raportin e saj të fundit thuhet se vetëm gjatë muajit maj 2022 u shënuan rreth 12.000 kalime të emigrantëve të paligjshëm përmes Ballkanit Perëndimor.
Sipas FRONTEX, rruga e Ballkanit Perëndimor ku përfshihet edhe Shqipëria, përbën pothuajse gjysmën e numrit të përgjithshëm të rreth 87.000 kalimeve ilegale të kufijve të BE-së nga janari deri në maj 2022.
Vendet kryesore të origjinës së emigrantëve janë Siria, Afganistani dhe Turqia.
FRONTEX thotë se shumica e emigrantëve të parregullt kishin qenë në Ballkanin Perëndimor për disa kohë para se të kërkonin të hynin në vendet e BE-së./kp/