Ad image

Rama e Abazoviq takohen me Zelenskyn

Kosova News
Kosova News 17:55 -15/06/2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky priti sot në një takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq në Kiev.

“Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe ky është një manifestim i rëndësishëm i mbështetjes për popullin tonë. Sot u takova me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç”, njoftoi sot presidenti i Ukrainës, Zelensky përmes një postimi në rrjetin e tij social.

Takimi do të pasohet nga konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrit Rama, kryeministrit Abazoviq dhe presidentit Zelensky.

Më herët, Rama dhe Abazoviq vizituan ekspozitën “FOREVER FREE UKRAINE”, ku dëshmohen gjurmët e agresionit të Rusisë në Ukrainë përmes ekspozimit të objekteve të luftës, sendeve personale dhe fotove të ushtarëve dhe civilëve, mes tyre edhe fëmijë.

Ndërsa pa nga afër dëshmi tronditëse të kësaj lufte, Rama la një shënim në Librin e Shënimeve të vendosur në ambientet e kësaj ekspozite.

“Bota ta ndalojë këtë tmerr dhe Ukraina të dalë e rilindur prej tij!”, shkroi Rama në Librin e Shënimeve.

Rama do të takojë gjatë ditës kryeministrin Denys Shmyhal dhe kryetarin e bashkisë Kiev, Vitali Klitschko./ATSH/

TAGGED: ,
Shpërndaje