Ad image

OKB: Mbi 5 gra dhe vajza vriten çdo orë

Kosova News
Kosova News 15:51 -24/11/2022

Më shumë se pesë gra dhe vajza janë vrarë çdo orë nga një anëtar i familjes në vitin 2021, sipas shifrave të reja të OKB-së. Në raport  tregohet se 45,000 gra dhe vajza, më shumë se gjysma të vrarëve vitin e kaluar në mbarë botën  u vranë nga bashkëshorti, partneri ose të afërmit e tyre.

UN Women dhe Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin thanë se shifrat ishin “shqetësuese”, por numri i vërtetë ku gratë vriten për shkak të gjinisë së tyre ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë. Fillimi i pandemisë së Covid në vitin 2020 përkoi me një rritje të konsiderueshme të krimeve, sipas hulumtimit.Të dhënat nga 25 vende në Europë dhe Amerikë tregojnë se rritjet ishin kryesisht për shkak të vrasjeve të kryera nga anëtarë të familjes, përveç burrave dhe partnerëve.

Barbara Jiménez-Santiago, një avokate për të drejtat e njeriut dhe koordinatore rajonale e Amerikës për organizatën ndërkombëtare për të drejtat e grave tha se duhet të vihen në dispozicion të dhëna gjithëpërfshirëse mbi krimet e urrejtjes dhe statistikat duhet të përfshijnë vdekjet që vijnë nga forma të tjera të dhunës. Për shembull, një grua që kryen vetëvrasje pas përdhunimit, ose një vajzë që është shtatzënë për shkak të përdhunimit dhe vdes gjatë lindjes.

Shumica dërrmuese (81%) e vrasjeve në mbarë botën kryhen kundër burrave dhe djemve, por ata janë më të rrezikuar të vriten nga dikush jashtë familjes së tyre. Nga të gjitha viktimat meshkuj e vrarë vitin 2021, vetëm rreth 11% u vranë nga një partner ose i afërm.

Shpërndaje