Ad image

Momenti kur policët ukrainas shtien me pushkë automatike mbi dronin iranian në Kiev

Kosova News
Kosova News 16:41 -17/10/2022

Anton Geraschenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, ka publikuar në profilin e tij në Twitter një video ku shihen policët ukrainas duke qëlluar me pushkë automatike dronët që sulmuan sot kryeqytetin – Kievin.

Geraschenko pretendon se një fluturake që kontrollohej nga distanca ka qenë e Iranit. Më herët Irani i kishte dërguar një numër të madh të dronëve rusëve, transmeton KosovaNews.

E Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se mund të shqyrtojnë sanksionet e tjera kundër Iranit, nëse gjejnë dëshmi konkrete që Irani po i dërgon dronë Rusisë.

“Pjesëtarët e policisë nacionale po rrëzojnë fluturaken pa pilot të iranianëve”, ka shkruar në statusin e tij Geraschenko.

Në video mune të shihen disa policë duke shtënë në ajër me pushkë automatike, e krejt në fund dëgjohet një shpërthim dhe rrëzimi i fluturakes.

Shpërndaje