Ad image

Mbi 1 mijë ushtarë ukrainas që u dorëzuan në Mariupol, do të dërgohen në Rusi

Alban Begolli
Alban Begolli 13:35 -08/06/2022

Më shumë se 1 mijë ushtarë ukrainas që u dorëzuan në Mariupopl, do të dërgohen në Rusi për “hetime”, ka njoftuar agjencia ruse e lajmeve TASS – duke cituar burime brenda forcave të rendit.

“Mbi 1 mijë luftëtarë nga Azovstali do të transportohen drejt Rusisë. Agjencitë e zbatimit të ligjit po punojnë ngushtë me ta”, tha një burim i TASS.

Rusia gjithashtu planifikon që një numër tjetër të burgosurve ukrainas të luftës, të dërgohen në territorin e Rusisë.

Në fund të majit, ministria ruse e Mbrojtjes pretendonte se afro 1 mijë ushtarë ukrainas u dorëzuan pas disa javëve luftime në Mariupolin e rrethuar – përkatësisht në fabrikën e çelikut Azovstal.

Autoritetet ruse patën bërë të ditur se ukrainasit do të merren në pyetje, pasi të përfundojnë procedurat e trajtimit mjekësor të disa prej tyre që ishin në gjendje të rëndë shëndetësore. /Telegrafi/

Shpërndaje