Ad image

Erdogan, Putinit: Zgjatja e luftës në Ukrainë do të rrisë rreziqet, ringjallni bisedimet diplomatike

Alban Begolli
Alban Begolli 11:29 -18/11/2022

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka zhvilluar një bisedë  telefonike me homologun rus Vladimir Putin ku diskutuan lidhur me çështjet rajonale, veçanërisht marrëdhëniet Turqi -Rusi dhe zhvillimet në lidhje me korridorin e drithit, transmeton KosovaNews.

Gjatë kësaj telefonate Erdogan theksoi se zgjatja e luftës Rusi-Ukrainë do të rrisë rreziqet, prandaj duhet të ringjallen bisedimet diplomatike.

Erdoğan, lidhur me takimin mes krerëve të inteligjencës ruse dhe amerikane në Turqi, theksoi se ka luajtur rol kyç për parandalimin e përshkallëzimit të pakontrolluar në terren.

Shpërndaje