Një djalë trevjeçar nga Australia ka vdekur pasi është përplasur nga një makinë kositëse që drejtohej nga babai i tij.
Fëmija u dërgua me urgjencë në spitalin Pambula me lëndime të rënda të marra nga tehet e makinës së barit.
Pavarësisht tentativave për reanimim, trevjeçari ka humbur jetën në spital, shkruan Daily Mail.
Policia nuk pritet të ngrejë akuza, por kërkohet të hetojë të gjithë rastin në mënyrë që të paraqesë një kallëzim te mjeku.
“Fatkeqësisht, nuk mund të bëjmë asgjë për ta bërë babanë të ndihet më mirë”, ka thënë policia.