KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi: Suedia është ndër katër donatorët më të mëdhenj në Kosovë
Politikë

Bislimi: Suedia është ndër katër donatorët më të mëdhenj në Kosovë

Kosova News
Kosova News 12:18 -25/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Suedisë në Kosovë, znj.Karin Hernmarck.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadoren Hernmarck për bashkëpunimin, mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për Republikën e Kosovës përgjatë viteve dhe veçanërisht për rolin e saj aktiv në mbrojtje të mjedisit dhe politikave të gjelbra.

Gjithashtu, u shpreh se Kosova mirëpret mundësitë për rritje të investimeve për investitorët dhe kompanitë e mëdha suedeze, të cilat mund të kontribuojnë mes të tjerave në zhvillimin e inkubatorëve të bizneseve, energjinë, menaxhimin e mbeturinave.

Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi sukseset e Kosovës në sundimin e ligjit, demokratizimin, luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe migrimit. Gjithashtu potencoi nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kosova sheh tek shteti i Suedisë një model të demokracisë dhe lirisë. Suedia është ndër katër donatorët më të mëdhenj në Kosovë, e cila ka ndihmuar me mbi 10 milionë euro në vit institucionet publike dhe organizatat e shoqërisë civile në projektet për zhvillim ekonomik dhe demokratik, të drejta të njeriut dhe mbrojtje të mjedisit, që kanë ndihmuar në transformimin e shoqërisë tonë.

“Në përfundim, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohje për punën e frytshme të Ambasadores dhe ekipit të saj duke vlerësuar impaktin e rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të Suedisë”, thuhet në komunikatën e qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

LVV ushtron kallëzim penal për kryetarin e Prizrenit

Murati: Përparim Rama po rren, buxheti i Prishtinës u vonua nga komuna, jo nga Qeveria

KEK-u bën marrëveshje me punonjësit, për ndarjen e thëngjillit

Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë

“Srebrenica nuk duhet të ndodhë kurrë më”, Parlamenti Evropian bën thirrje për ndërhyrje në Gaza

Kosova News 25/07/2022 25/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

LVV ushtron kallëzim penal për kryetarin e Prizrenit
23:31 -07/07/2025
Murati: Përparim Rama po rren, buxheti i Prishtinës u vonua nga komuna, jo nga Qeveria
22:55 -07/07/2025
KEK-u bën marrëveshje me punonjësit, për ndarjen e thëngjillit
22:43 -07/07/2025
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
22:33 -07/07/2025
Presidenti iranian: Izraeli u përpoq të më vriste mua
22:25 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?