KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja: Nuk bëhet fjalë për udhërrëfyes të ri për viza
Politikë

BE-ja: Nuk bëhet fjalë për udhërrëfyes të ri për viza

Kosova News
Kosova News 20:06 -28/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se nuk po flitet për udhërrëfyes të ri.

Ai sqaroi se pasi të miratohet liberalizimi i vizave për Kosovën, Komisioni Evropian do të monitorojë zbatimin e kërkesave përmes mekanizmit të pezullimit të vizave dhe procesit të Stabilizim-Asociimit.

“Komisioni vazhdon të qëndrojë pas vlerësimit të tij të korrikut 2018 se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave të përcaktuara në Udhërrëfyesin për Liberalizimin e Vizave nga viti 2012 në lidhje me ripranimin dhe riintegrimin, sigurinë e dokumenteve, migrimin dhe menaxhimin e kufijve, rendin dhe sigurinë publike dhe të drejtat themelore lidhur me lirinë e lëvizjes. Vendimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës është një vendim i vonuar, i cili është në pritje në Këshill. Ne pranojmë se disa Shtete Anëtare mbajnë shqetësime në pritje për çështje të tilla si lufta kundër korrupsionit, pretendimet e rreme për azil dhe siguria e dokumenteve të mbuluara nga udhërrëfyesi. Komisioni është i gatshëm të mbështesë punën dhe bashkëpunimin e mëtejshëm ndërmjet Shteteve Anëtare dhe autoriteteve të Kosovës për të adresuar këto çështje. Nuk po flasim për një udhërrëfyes të ri. Pasi të miratohet liberalizimi i vizave për Kosovën, Komisioni do të monitorojë më tej zbatimin e vazhdueshëm të kërkesave përmes mekanizmit të pezullimit të vizave dhe procesit të Stabilizim-Asociimit”, tha ai.

Ndërsa, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu bëri të ditur se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, brenda 48 orëve do të udhëtojë në Bruksel për të takuar komisionaren për Çështje të Brendshme Ylva Johansson dhe sipoas tij për të konfirmuar qëndrimin pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.

“Kosova ka pasur një udhërrëfyes shumë kërkues me 95 kritere, më shumë se çdo vend tjetër i rajonit, të cilat i ka plotësuar. Muajin e ardhshëm bëhet 4 vjet që kur Komisioni Evropian për herë të dytë ka konstatuar se këto kritere janë plotësuar dhe ka dhënë rekomandimin për liberalizim të vizave. Këtë konstatim e ka mbështetur edhe Parlamenti Evropian në më shumë se një rast. Së fundmi në para dy javësh me rastin e miratimit të raportit për Kosovën nga Komisioni i Politikës së Jashtme të BE-së. Tash kemi nevojë për një vendim nga Këshilli i ministrave të Bashkimit Evropian që korrespondon me ndryshimet dhe përmirësimet që kanë ndodhur në Kosovë në fushën e qeverisjes së mirë dhe luftimit të krimit dhe korrupsionit, në të cilat sot përveçse qëndrojmë më mirë së çfarë kemi qenë, jemi më mirë edhe se sa vendet e rajonit”, tha Kryeziu.

Kryetarja e komisionit parlamentar të Integrimit Evropian, Rrezarta Krasniqi, thotë se Kosova i ka plotësuar kriteret dhe është i panevojshëm çfarëdo udhërrëfyesi.

Njohësi i rrethanave politike, Artan Muhaxhiri, thotë se BE-ja dështimet e veta dëshiron t’ia faturojë Kosovës.

Muhaxhiri vlerëson se përfaqësuesit e Kosovës duhet të lobojnë te shtetet skeptike për t’i dhënë drejtim tjetër procesit të liberalizimit të vizave.

Gjatë javës së kaluar në samitin e vendeve të BE-së me Ballkanin Perëndimor çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është përmendur fare nga drejtues të BE-së./21Media

Gjithashtu lexoni:

Ish-drejtori i Policisë: Shkarkimin tim nga kryeministri Thaçi, e kuptova nga televizioni

​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore

Me flamurin e Kosovës në krah, Terras zbulon planin për 5 njohjet e mëdha

Shqiptarë e serbë të arrestuar për spiunazh: Si rrezikohet Kosova?

Çitaku Kurtit: Zhbllokoni situatën, mos e mbani peng Kosovën

TAGGED: BE, Integrimi, vizat
Kosova News 28/06/2022 28/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Ish-drejtori i Policisë: Shkarkimin tim nga kryeministri Thaçi, e kuptova nga televizioni
23:43 -10/05/2025
Granit Xhaka me mesazh emocionues për Xabi Alonson: Ti jo vetëm që na stërvite, por na frymëzove!
23:25 -10/05/2025
30 ditë paraburgim naj të dyshuarit për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së
23:18 -10/05/2025
​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore
23:09 -10/05/2025
Dyshohet se po shpërndanin para në këmbim të votës, dy persona në kërkim në Dibër
23:05 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?