Po vazhdon takimi mes liderëve të 27 vendeve anëtare të BE-së dhe liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.
Ky takim ka filluar me vonesë për rreth një orë, për shkak të disa vonesave të liderëve evropianë, sikurse presidentit francez, Emanuel Macron, por edhe shfaqjes së një programi artistik të prezantuar nga vendi mikëpritës, Shqipëria.
Mbajtjen e këtij samiti në Tiranë, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si ngjarje historike për Shqipërinë.
Kosova në këtë samit të nivelit të lartë, përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vetëm pak para nisjes së Samitit ka dhënë një deklaratë për medie, ku ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është vazhdimësi e mentalitetit që në Serbi ekzistonte në vitet e ’90-a e se ky mentalitet duhet të refuzohet nga të gjithë.
“Vuçiqi është vazhdimësi e mentalitetit që ekzistonte në Serbi në të ’90-at dhe ishte ky mentalitet që çoi në luftë e shkatërrim dhe vrasje të civilëve. Mentalitet që duhet të refuzohet nga të gjithë”, ka thënë Osmani.
Mes të pranishmëve, është edhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Para fillimit të takimit, ai u pyete dhe për dialogun Kosovë-Serbi, meqë ky vend i BE-së është një nga
I pyetur nga gazetarët edhe për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe për dialogun mes tyre, kryeministri grek theksoi se të dyja palët nuk duhet të bëjnë hapa prapa.
“Kemi inkurajuar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës që duhet të zhvillohet në mirëbesim”, tha kryeministri grek.
Aktualisht liderët kanë hyrë në takim kurse më vonë, do të mbahet konferencë e përbashkët për media e kryeministrit Edi Rama, presidentit të Këshillit Evropian, Cherles Michel si dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.