Tashmë ka nisur takimi i kryeministrit Albin Kurti me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Takimi po mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës dhe pritet të zgjatë për rreth një orë dhe pastaj pritet të kenë edhe një konferencë të përbashkët për media.
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz e ka nisur vizitën e tij të parë në Ballkanin Perëndimor dhe shteti i parë që po e viziton është Kosova.
Scholz në Kosovë, përveç takimeve me krerët institucionalë, pritet të vizitojë edhe trupat gjermane në kuadër të KFOR-it.
Fokusi i udhëtimit do të jetë perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti bashkë me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kanë dalë për ta pritur kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Aeroportin e Prishtinës.
Kancelarit i është bërë pritje me nderimet më të larta ushtarake edhe në sheshin e Prishtinë.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 4 maj ishte në Gjermani për një vizitë zyrtare me ftesë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz./Kosovanews/