Ad image

Mblidhet edhe sot Kuvendi i Kosovës

Kosova News
Kosova News 08:06 -18/11/2022

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të premten seancës e radhës.

Seanca do të nisë në ora 13:00 dhe në rend ditë për shqyrtim janë disa pika ta papërfunduara nga seancat e kaluara, mandej edhe shqyrtimi i projektligjeve, një rezolute etj.

Rendi i ditës:

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 24 tetor 2022:

7. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar,

8. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë,

9. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,

10. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.

Shpërndaje