Kryeministrit Albin Kurti dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca do t’u kontrollohet pasuria, pas shortit të hedhur të mërkurën nga Agjencia Kundër Korrupsionit.
Përmes shortit pasuria e shumë fytyrave publike dhe të njohura për publikun do të jenë nën kontroll të Agjencisë Kundër Korrupsionit, ku do të bëhen gjetjet se a përshtatet deklarimi i pasurisë së tyre.
Kontroll të pasurisë do t’u bëhet edhe disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka thënë se për të evituar lëshimet eventuale gjatë procesimit të të dhënave, Agjencia kundër Korrupsionit përmes personave kontaktues, javën e kaluar, ka dërguar te subjektet deklaruese regjistrat e deklarimit të pasurisë dhe tashmë ka pranuar përmirësimet nga ta.
“Nga numri i përgjithshëm i zyrtarëve të lartë publikë që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 4684 zyrtarë të lartë publikë kanë bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit të rregullt ligjor, 50 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, ndërsa 14 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani”, ka thënë Buleshkaj, raporton “Ekonomia Online”.
Të martën, AKK-ja publikoi deklarimin e pasurisë së zyrtarëve shtetërorë.
Lista e plotë e zyrtarëve që do t’u bëhet kontrollimi i pasurisë: