Ekipet e zjarrfikësve dhe njësitet policore janë larguar nga hapësirat afër objektit të Radio Kosovës, pasi për rreth një orë kërkimesh nuk është gjetur vatër zjarri.
Zjarrfikësit në vendin e ngjarjes thanë se kanë kontrolluar çdo hapësirë, por se nuk kanë vënë re zjarr.
Autoritetet kanë konfirmuar se intervenimi ka ardhur pas një informatë nga një qytetar se ka parë zjarr në një nga katet më të larta të objektit.
Dyshohet për zjarr brenda objektit të Radio Kosovës
Njësi të zjarrfikësve kanë intervenuar mbrëmjen e së shtunës në objektin e Radio Kosovës, pas dyshimeve se një nga zyrat e objektit është përfshirë nga flakët.
Dy ekipe zjarrfikësish janë parë në afërsi të objektit. Zjarrfikësit thanë se kanë pranuar thirrje se ka dalë tym nga ky objekt. Në vend të ngjarjes janë edhe njësitet policore.
Aktualisht objekti i Radio Kosovës është pa energji elektrike.