Ad image

Ambasadori amerikan vlerëson punën e Qeverisë së Kosovës për arritjen e marrëveshjes për targat

Kosova News
Kosova News 21:23 -24/11/2022

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hoveiner, e ka vlerësuar punën e Qeverisë së Kosovës për arritjen e marrëveshjes për targat.

Ai në një intervistë për Rubikon ka thënë se pala kosovare ishte tejet ndihmuese.

 “Ne e shohim si një sukses shumë të madh dhe një hap shumë të madh përpara. Dua ta pranoj se Qeveria e Kosovës dje u angazhua në një mënyrë që ishte konstruktive dhe të dobishme dhe na ndihmoi të arrijmë aty ku tërë komuniteti ndërkombëtar donte ta shihte fundin e kësaj”, është deklaruar Hovenier.

“Kjo është pikëpamja ime fillestare për atë që ka ndodhur dje – një hap shumë i rëndësishëm përpara për të dyja shtetet”.

Shpërndaje