Ad image

“Më i miri që kam parë”, Ronaldo flet për raportin me Messi, zbulon kushtin për të lënë futbollin

Kosova News
Kosova News 08:52 -18/11/2022

Në intervistën bombë dhënë për Piers Morgan, në pjesën e dytë, Ronaldo sulmoi edhe një herë ashpër trajnerin Ten Hag, mandej flet për raportin e tij me Messi-n dhe zbuloi ofertën shokuese që refuzoi gjatë verës, gjithashtu tregoi se çfarë do ta bënte po të linte futbollin direkt.

“Trajneri më tha se duhej të prisja rastin tim. E kuptoj, por nuk mund të më trajtosh si gjithë të tjerët”, u shpreh Ronaldo duke iu referuar sfidës kundër Tottenham ku refuzoj të futej në fushë si zëvendësues në minutat e fundit: “Nëse më fut në fushë për 3 minuta ndjej se po tallesh me mua. Nuk e fsheh që nuk kam një raport të mirë me trajnerin, ai nuk më respekton, për këtë arsye vendosa të largohesha nga fusha. Gjithsesi, të jem i sinqertë u bëra pishman që u largua nga stadiumi gjatë ndeshjes me Tottenham, ose jo, nuk e di, është e vështirë për ta shpjeguar, le të themi se më vjen keq. E vërteta është se ndihem i provokuar nga Ten Hag, nuk ekziston një trajner që të më fus në fushë vetëm për tre minuta. Me vjen keq, nuk jam ai tip lojtari”, u shpreh Ronaldo duke u ndalur më pas te raporti me Leo Messi-n:

Unë me të në një skuadër?

Gjithçka është e mundur. E sigurt është se do të shisnim shumë fanella. Nuk kemi qenë kurrë për një darkë së bashku, do të më pëlqente. Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm, magjik. Kemi ndarë skenën për 16 vite dhe kemi një raport të mirë. Nuk jemi miq, por është si një shok skuadre, një person që e respektoj shumë, për mënyrën se si flet për mua. Për mënyrën se si bashkëshortja e tij flet për bashkëshorten time. Mund të them vetëm gjëra të mira për Messi. Është lojtari më i mirë që kam parë, së bashku me Zidane.

Në fund dhe një batutë për Botërorin: “Nëse Portugalia fiton Botërorin nuk më intereson se kush fiton. Në finale me Argjentinën e Messit?

Nëse fitojmë 3-2 dhe unë shënoj golin e fitores tërhiqem direkt nga futbolli”, u shpreh Ronaldo i cili ndër të tjera pranoi se gjatë verës kishte refuzuar një ofertë prej 350 milionë euro të ardhur nga Arabia Saudite.

Shpërndaje