Ad image
Alexander-Schallenberg

Schallenberg: Të liberalizohen sa më parë vizat për kosovarët

Kosova News
Kosova News 13:41 -14/06/2022

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka theksuar se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të bëhet sa më parë.

Ai është deklaruar pas takimit me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla me te cilën ka thënë se kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi që sipas tij duhet të ketë njohje reciproke.

“Rajoni është shumë i rëndësishëm për Austrinë. Sulmi i Rusisë ne Ukrainë është thirrje për të zgjuar BE-në për të trajtuar anëtarësimin”, tha ai.

Ai gjithashtu tha se duhet të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shpërndaje