Ad image

Rekomandimi kyq, liberalizimi i vizave, Komisioni i PE-së sot diskuton për Kosovën

Alban Begolli
Alban Begolli 09:48 -14/06/2022

Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme do të diskutojë të martën raportet për Kosovën, Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë, përfshirë edhe për qindra amandamente që janë propozuar për t’u përfshirë në këto raporte.

Në draftin e raportit që e kishte prezantuar më parë raportuesja për Kosovën në këtë trup, Viola von Cramon, është përsëritur se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave që në vitin 2018, por akoma nuk është miratuar vendimi për liri të lëvizjes.

Në tekstin e këtij dokumenti i bëhet thirrje Këshillit të BE-së që urgjentisht të marrë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në dokument përfshihet edhe mbështetja ndaj kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, sikur edhe thirrja për pesë vendet anëtare të bllokut evropian, të cilat nuk e kanë njohur akoma pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë një gjë të tillë.

Shpërndaje