Asamblistja e Lëvizjes Vetvendosje e cila vije nga radhët e partisë “Guxo” Triera Kasumi Beris ka reaguar ndaj vendimit të Trafikut Urban që mori sot për shtrenjtimin e biletave të transportit publik ku bileta nga 40 cent nga muaji i ardhshëm do të bëhet 50 cent.
Kasumi ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës gjatë fushatës zgjedhore në Prishtinë premtonte transport publik falas ndërsa sot Drejtorinë e Shërbimeve Publike, e ku përfshihet transporti publik, në Komunen e Prishtinës e udhëheq PDK-ja kanë vendosur t’i rrisin biletat për 25 %.
“Partia Demokratike e Kosovës gjatë fushatës zgjedhore në Prishtinë premtonte transport publik falas.
Drejtorinë e Shërbimeve Publike, e ku përfshihet transporti publik, në Komunen e Prishtinës e udhëheq PDK-ja.
Sot, Komuna e Prishtinës njoftoj se çmimi i biletës së rregullt, prej datës 31 janar, pra nesër, do të jetë 25% më i lartë.
Nga premtimi për transport falas, arritëm te transporti 25% më i shtrenjtë. Kjo është PDK-ja, ky është koalicioni LDK-PDK që qeverisë me Prishtinën. Partia Demokratike e Kosovës gjatë fushatës zgjedhore në Prishtinë premtonte transport publik falas.” Ka shkruar Kasumi Berisha në reagimin e saj në facebook.