Propaganda agresive e mediave serbe ndaj Kosovës dhe sidomos kundër kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ditëve të fundit është intesifikuar jashtëzakonisht shumë sidomos pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e targave ilegale në Komunat Veriore.
Para dy ditësh mediat serbe të afërta me Vuçiqin publikuan një lajm duke e cituar politikanin liberal serb Nenad Çanak, kinse të ketë thënë se Albin Kurti është spiun serb dhe ai ishte rekrutuar nga krimineli serb Voisllav Sheshel. Deklarata e Çanakut në fakt ishte keqinterpretuar qëllimisht nga mediat serbe mirëpo të entuziazmuar nga kjo deklaratë pa e marrë mundin as edhe ta verifikojnë disa media në Kosovë hynë në vallen e mediave serbe dhe si gjithmonë kësaj valle i printe portali “Nacionale” i Berat Buzhalës.
Portali i Berat Buzhalës “Nacionale” doli me lajm senzacional me titull “Trondit Nenad Canak: Albin Kurti u rekrutua nga Shesheli, për këtë s’kam dyshim” dhe Buzhala duke u kënaqur nga ky lajm e shpërndau edhe në faqen e tij në facebook duke e përshkruar si diçka senzacionale dhe tronditëse.
Mirëpo gëzimi dhe dalldia Beratit nuk i zgjati shumë kohë pasiqë politikani serb Nenad Çanak e kishte demantuar këtë lajm duke thënë se është keqiterpretuar sepse kjo ishte një sarkazëm dhe tallje.
Mënjëher pas kësaj gazeta “Nacionale” e kishte fshirë këtë lajm nga webfaqja dhe nga rrjetet sociale, poashtu edhe Buzhala e kishte fshirë nga facebooku tij madje pa u kërkuar falje as publikut.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që gazeta “Nacionale” bënë lajme të rreme, madje ky portal disa herë është penalizuar edhe nga Facebook duke iu etiketuar lajmet si “Fake news”.