Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bën thirrje për kursimin e energjisë dhe jep disa këshilla për kursim të energjisë elektrike, pas uljes së ndjeshme të temperaturave dhe parashikinin e motit në ditët në vazhdim, raporton KosovaNews.
Ministrja ka bërë thirrje për të kursyer energjinë elektrike, të mos ngarkohet rrjeti elektro-energjetik dhe të optimizohet shfrytesimi i energjisë elektrike.
Shkrimi i plotë i ministres:
Të dashur qytetarë,
Sot janë ulur ndjeshëm temperaturat, e këtë parashikim të motit do ta kemi edhe në ditët në vijim.
Për të kursyer energjinë elektrike e gjithashtu për të mos e ngarkuar rrjetin elektro-energjetik ju lusim që të kurseni dhe të optimizoni shfrytesimin e energjisë elektrike.
Shkyçni dritat e panevojshme
Shfrytëzoni robalarësen pas orës 24:00
Shfrytëzoni enëlarësen pas orës 24:00
Aktivizoni bojlerin pas orës 24:00
Shfrytëzoni tharësen pas orës 24:00
Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj.