Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) e ka publikuar indeksin e çmimeve të prodhimit për tremujorin e parë të këtij viti, me ç’rast bëhet e ditur se krahasuar me muajt e fundit të vitit të kaluar, disa degë të veprimtarive ekonomike në Kosovë kanë shënuar një ngritje prej 3.9 për qind.
Sipas publikimit të ASK-së, ngritja mesatare ishte prej 3.9 për qind, por ka pasur veprimtari që shënuan ngritje deri në 9.8 për qind.
“Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (9.8%); prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (8.2%); prodhimi i metaleve (7.2%); përpunimi i produkteve ushqimore (6.7%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (5.6%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (5.4%); prodhimi i produkteve minerale jo-metalike (5.0%)”, bëhet e ditur nga ASK.
Tutje, tregohet se rritje pati edhe tek grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (3.8%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (3.5%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (3.1%); prodhimi i mobilieve (3.0%); prodhimi i pajisjeve elektrike (2.6%); nxjerrja e xehes së metalit (1.4%); prodhimi i pijeve (1.0%); prodhimi i produkteve kimike (0.9%); dhe energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (0.3%).
Mirëpo Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) e thekson faktin se ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve tek xeheroret dhe guroret e tjera me (-0.5%).
Ndërkaq, krahasuar tremujorin e parë (TM1) 2022 me TM1 2021, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 9.7%.
E sipas ASK, ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: përpunimi i produkteve ushqimore (14.7%); prodhimi i metaleve (14.6%); prodhimi i mobilieve (14.5%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (13.2%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (12.4%); prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (10.5%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (8.0%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (7.0%).
Po ashtu, ngritje u shënua tek prodhimi i pajisjeve elektrike (6.2%); prodhimi i produkteve minerale jo-metalike (6.0%); prodhimi i produkteve kimike (6.0%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (5.6%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (4.6%); prodhimi i letrës dhe i produkteve prej letrës (2.5%); prodhimi i pijeve (2.3%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (1.4%); dhe xeheroret dhe guroret e tjera (0.7%).
Nga ASK bëhet e ditur se ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve tek nxjerrja e xehes së metalit me (-22.3%).
(2.3%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (1.4%); dhe xeheroret dhe guroret e tjera (0.7%).

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP) është tregues relativ që mat shkallën në të cilën çmimet e mallrave (prodhimeve) të prodhuara dhe shërbimeve ndryshojnë në periudha të caktuara kohore. Kryesisht si parametër statistikor ka një rëndësi të veçantë si deflator i Bruto Prodhimit Vendor me qasjen e prodhimit./KosovaNews/