Të hënën më 19 shtator, Këshilli i Prindërve në Pejë do të protestojë për rikthimin e fëmijëve ne bankat shkollore.
Nën moton “Qeveri SBAShL duam zgjidhje, duam rikthimin në bankat shkollore për fëmijët tonë”, protesta është lajmëruar të fillojë në orën 12:00, deri në orën 12:30.
Protesta është planifikuar të fillojë në qendër të qytetit, nga rruga “William Wolker” deri te sheshi “Haxhi Zeka”, raporton KosovaNews.
Organizimi i kësaj proteste ka marrë edhe pëlqimin e Komunës së Pejës.

Lexoni po ashtu: