Ad image

Rrihen mes vete profesori dhe nxënësi në Gjilan

Kosova News
Kosova News 16:26 -01/06/2022

Një përleshje ka ndodhur mes profesorit dhe një nxënësi në shkollë të mesme në Gjilan. Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se përleshja e cila ka ndodhur para dy-tri ditësh erdhi si pasojë e një mos marrëveshje mes nxënësit dhe mësuesit.

Hashani ka bërë të ditur se rasti është hetuar në Policinë e Gjilanit dhe do të shkojë në Gjykatë me procedurë të rregullt për lëndim të lehtë trupor”./21Media

TAGGED: , ,
Shpërndaje