Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” këtë vit ofron gjashtë programe studimore për studentët e rinj, të pasionuar pas fushës së ekonomisë. Madje, ky fakultet, ofron programin “Ekonomi e aplikuar dhe menaxhment”, i cili njëherësh është i vetmi program i studimeve themelore në universitetet publike të Ballkanit Perëndimor që ofrohet tërësisht në gjuhën angleze.
Lidhur me programet dhe mundësitë e tjera që ofron Fakulteti Ekonomik do të hapë sesionin informues, i cili do të mbahet më 7 qershor 2022, duke filluar nga ora 14:00, thuhet në njoftimin e Universitetit të Prishtinës.
