Ad image

Përurohet salla e Edukatës Fizike në Mushnikovë të Prizrenit që do t’i shërbejë 190 nxënësve

Alban Begolli
Alban Begolli 16:34 -07/06/2022

Në 50 vjetorin e themelimit të shkollës shqipe në fshatin Mushnikovë të Prizrenit, u bë përurimi i Sallës së Edukatës Fizike dhe Kabinetit të Shkencave Natyrore, në vlerë mbi 250 mijë euro, dhe do t’i shërbejë më shumë se 190 nxënësve të kësaj shkolle, transmeton KosovaNews.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, në përurimin e këtij objekti deklaroi se krahas zhvillimit të politikave arsimore, është duke u punuar në përmirësimin e infrastrukturës shkollore, si faktor i rëndësishëm për cilësinë e arsimit dhe njëkohësisht edhe për rritën dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.

Nagavci tha se, janë të përkushtuar të krijojmë mundësi për secilin fëmijë në Kosovë që të ketë qasje në edukim fizik, sepse sipas saj, krahas arsimimit dhe shëndetit të mirë, duhet që ata të kenë mundësi të shprehin talentin dhe aftësitë e tyre në çdo fushë.

Ndërtimi i Sallës së Edukatës Fizike në shkollën e Mushnikovës është investim i Ministrisë së Arsimit. Kjo Sallë ka sipërfaqe 730m² dhe ka kushtuar mbi 250 mijë euro./KosovaNews/

Shpërndaje