Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, të mërkurën ka vizituar Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, ku njëri nga katër profilet e mësimit dual, shërben për drejtimin e floktarisë, e cila është inauguruar sot.
Ministrja Nagavci njofton se përpos sigurimit të kuadrit dhe zhvillimit të kurrikulës, Qeveria e Luksemburgut ka siguruar edhe pajisjet dhe mjetet për punëtorinë e floktarisë.
Tutje thotë se nxënësit e këtij profili dhe të profileve tjera, gjatë tre viteve të shkollimit do të kenë rastin që më shumë se 50 për qind të kohës ta kalojnë në punë.
“Falë këtyre investimeve, nxënësit do të kenë mundësi ti marrin shkathtësitë bazë në punëtori e më pas t’i praktikojnë në sallone.
Falenderoj qeverinë e Luksemburgut për gatishmërinë që ti adresojë kërkesat tona bazuar në politikat e planifikuara të MASHTI si dhe DAAP dhe AAPARr-në për bashkëpunimin konstruktiv në jetësimin e zbatimit të arsimit dual”, shkroi Nagavci.