Ad image

Testi i Arritshmërisë mbahet nesër dhe më 14 qershor

Jeton Sopa
Jeton Sopa 13:26 -03/06/2022

Testi i Arritshmërisë, të së cilës i nënshtrohen nxënësit e klasave të 9-ta, këtë vit do të mbahet me 4 dhe 14 qershor.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Arbërie Nagavci, gjatë një takimi që e ka mbajtur gjatë ditës së sotme me nxënësit dhe mësimdhënësit e klasave të nënta, transmeton KosovaNews.

Duke dhënë detaje në lidhje me mbajtjen e testit, Nagavci ka bërë të ditur se ai do të përmbajë 200 pyetje, duke theksuar se 40% nga totali i pikëve të nevojshme për regjistrim në shkollat e mesme të larta.

“Janë gjeneratë që janë përballuar me vështirësitë e krijuara nga pandemia COVID-19 dhe për këtë do të kenë mundësi që brenda dy ditëve do të kenë mundësi që ditën e parë të testit më 4 qershor të përgjigjen në pyetjet nga katër lëndë, ndërsa në ditën e dytë të testit më 14 qershor do të përgjigjen në pesë lëndë.”, ka thënë Nagavci.

Duke deklaruar se në kuadër të përgatitjeve, janë mbajtur takime informuese në çdo komunë, Nagavci ka theksuar se j çdo parregullsi eventuale, duhet të raportohet me shkrim në DKA dhe në MAShTI, duke pritur kompetencë dhe përgjegjësi të lartë nga të gjithë personat e angazhuar.

Duke i dëshiruar fat nxënësve në këtë test, ministrja Ngavci ka thksuar se janë të përkushtuar që të krijojnë mundësi të barabarta për secilin fëmijë në Kosovë,

Shkrimi i Plotë i ministres Nagavci:

Shpërndaje