Ad image

Musmurati: Të gjithë bashkë për sigurinë në shkollat e Prishtinës

Kosova News
Kosova News 17:01 -07/06/2022

Sot ka filluar hartimi i Planit të Veprimit për sigurinë në shkolla. Janë bashkë drejtorët e shkollave, Policia e Kosovës, OSBE-ja, Departamenti i Psikologjisë dhe Departamenti i Edukimit në UP, Ministria e Arsimit, UNICEF-i, Këshilli Rinor, Këshilli i Prindërve, KEC, ‘Save the Children’ dhe psikologë shkollorë që të hartojmë një plan që ka për qëllim të rritë sigurinë në shkollat e Prishtinës, transmeton KosovaNews.

“Shumë shpejt do të kemi një plan të veprimit që si Drejtori e Arsimit do ta zbatojmë në plotni, që fëmijët tanë me qenë ma të sigurt në shkollë. Jemi zotu që kemi me punu bashkë, pa dallime, pa ankesa për të kaluarën, me qëllim të përmirësimit të gjendjes në të ardhmen.

Jam e sigurt që hapat konkret që do të dalin nga plani do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies të nxënësve në shkolla. Ka me u trajtu siguria fizike, bullizmi, ngacmimet, dhe mirëqenia e nxënësve në kushtet pas pandemisë.

Faleminderit OSBE-së për mbështetjen!, ka shkruar drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, në llogarinë e saj në “Facebook’./KosovaNews/

Shpërndaje