Ad image

MASHTI: Dita Botërore e Mjedisit të shënohet me aktivitete nëpër shkolla

Bekim Morina
Bekim Morina 13:13 -05/06/2022

Ministria e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) u ka rekomanduar Drejtorive Komunale të Arsimit që 5 Qershori – Dita Botërore e Mjedisit, të shënohet me aktivitete nëpër shkolla, të hënën, më 6 qershor 2022.

‘Bazuar në politikat arsimore dhe në Programin për Shkollat Promovuese të Shëndetit, MAShTI ka rekomanduar që si pjesë e aktiviteteve për shënimin e kësaj dite t’i kushtohet edhe një orë mësimore rëndësisë së mjedisit me qëllim të vetëdijesimin të gjeneratave për temat mjedisore.

Dita Botërore e Mjedisit është caktuar 50 vjet më parë nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së, me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve, si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.

Tema për Ditën Botërore të Mjedisit për këtë vit është: ‘Vetëm një tokë’, me fokus në çështjen e vetëdijesimit për të jetuar në mënyrë të qëndrueshme në harmoni me natyrë”, thuhet në faqen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Shpërndaje