Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot është takuar me nxënës të komunave të ndryshme në ndër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Ai mori pjesë në një diskutim të hapur me nxënës që u organizua nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.
Kurti tha se përpjekjet e Qeverisë për mbrojtjen e fëmijëve, për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, për realizimin e atyre të drejtave dhe për ngritjen e mirëqenies së fëmijëve, janë edhe të vazhdueshme edhe konkrete.
“Jemi duke e zbatuar Strategjinë Nacionale për të Drejtat e Fëmijëve dhe ato sektoriale, të cilat prekin interesat e fëmijëve. Arsimin publik e kemi bërë falas në të gjitha nivelet, kemi miratuar në Qeveri dhe i kemi dërguar në Kuvend 3 ligje shumë të rëndësishme: Ligji për Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme, Ligji për Tekste Shkollore dhe Ligji për Arsimin e Lartë”, ka thënë Kurti.
“Strategjinë e Arsimit 2022-2026, e kemi aprovuar. Strategjitë janë të domosdoshme, sepse politikat qeveritare, politikat publike përbëhen prej dy komponentëve kryesore: prej ligjeve, legjislacionit dhe strategjive. Nuk mjafton veç ligji, nuk mjafton veç strategjia, duhen të dyja. Pra, politikat janë ligje plus strategji. E tash ne e kemi aprovuar Strategjinë për Arsim 2022-2026”.
Kurti përmendi punët që i kanë gjatë këtij mandati qeverisës për fëmijët, në mesin e tyre ishte edhe botimi i teksteve në gjuhën shqipe për mërgatën e Kosovës.