Në kuadër të fushatës sensibilizuese kundër dhunës në shkolla, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci së bashku me ministren e drejtësisë, Albulena Haxhiu vizituan shkollën “Xhemajl Mustafa”, në Prishtinë.
Nagavci thekson se diskutuan për zbatimin e politikave kundër dhunës në shkolla.
Ajo shton se çështja kryesore dhe me interes të veçantë në politikat arsimore është siguria e nxënësve në shkolla dhe thotë se duhet bashkëpunuar të gjithë në mënyrë që të adresohen rastet kur dikush ndjehet që po i cenohet çfarëdo e drejte.
“Qëllimi i kësaj fushate është që nxënësit ta kuptojnë se sa e rëndësishme është të ndajnë informatat me prindër, mësimdhënës apo njerëz tjerë të cilëve u besojnë, në rast se njohin dikë që ballafaqohet me dhunë të cilësdo formë”, shkroi Nagavci në Facebook.
All reactions:
2828