Sot më 1 Qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve është përuruar Qendra Rekreative “Duje” në Suharekë, e cila është ndërtuar për t’iu shërbyer personave me Sindromen Down dhe Autizëm.
Ky projekt është financuar nga Fondacioni “Valon Vataj”. Aty u tha se ndërtimi i kësaj qendre, ka për synim krijimin e kushteve sa më të mira për fëmijët me nevoja të veçanta dhe mundësive për integrimin e tyre në shoqëri.
Valon Vataj, drejtor i Fondacionit “Valon Vataj”, tha se ndihet i plotësuar shpirtërisht me ndërtimin e këtij objekti.
“Iniciativat e Fondacionit ‘Valon Vataj’ nuk do të ndalen, ato do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke shpresuar që edhe vendet tjera sikur Suhareka që dhjetar projekte realizohen nga ndërmarrësit tanë duke e bërë qytetin tonë model i solidaritetit dhe dashurisë për vendin. ‘Duje’ do t’i qëndrojë kohës dhe do të jetë një vepër e cila do të jetoj me të duke e plotësuar ëndrrën time jetësore, kontributin në shoqëri”, tha Vataj.
Kurse, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj tha se Sot më 1 Qershor Komuna e Suharekës e mori dhuratën më të veçantë.