Është mbajtur sot mbledhja e komisionit për vlerësimin e librit të ri të Abetares së përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Pas kësaj mbledhje, Agim Berdyna, kryetar i komisionit vlerësues, tha se librit i janë ruajtur specifikat profesionale.
“Deri më tani procesi i vlerësimit ka shkuar shumë mirë, me vendimin e dy kryeministrave për ‘Abetaren’ e përbashkët janë ngritë komisionet. Recensentët kanë dërguar raportet e tyre dhe standardet pastaj do të bëhet vlerësimi dhe do të shpallet fituesi”, është shprehur Berdyna .
Shpallja preliminare e pikëve vlerësuese të recensentëve do të bëhet së shpejti, ndërsa vendimin për fituesin final do ta bëjë ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci.
Shtëpitë botuese të librit që kanë konkurruar do të jenë të informuara për pjesëmarrjen e vlerësimit final të librit të Abetares.
Berdyna tha për ‘Alban Kods Education’ se libri i ri i përbashkët i ‘Abetarës’ do të jetë e gatshme në shtator të këtij viti.
Berdyna shpreson se këtë libër në të ardhmen do ta përdorin edhe shqiptarët në Diasporë, Mal të Zi e në vendet tjera shqipfolëse.