KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Banjska, barrë e madhe politike e pushtetit në Serbi
Lajme

Banjska, barrë e madhe politike e pushtetit në Serbi

Kosova News
Kosova News 10:28 -05/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Derisa Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës këmbëngulin që përgjegjësit për sulmin e armatosur në Banjskë të dalin para drejtësisë, i dyshuari kryesor, Milan Radoiçiq, në Serbi vazhdon të jetë i lirë. Beogradi zyrtar hedh poshtë pretendimet se bëhet fjalë për kriminalitet dhe pohon se Radoiçiq ndodhet në listën e kuqe të Interpolit “për shkak të Kosovës”. Opozita proevropiane vlerëson se Banjska është shndërruar në një nga barrat më të mëdha politike të pushtetit në Beograd, pasi Perëndimi dhe Prishtina këmbëngulin në ndjekjen penale të përgjegjësve që ndodhen në Serbi.

Beogradi vazhdon të refuzojë kërkesat e Bashkimit Evropian për të përcaktuar përgjegjësinë e plotë për sulmin e armatosur në Banjskë të shtatorit 2023, çështje që mbetet një nga temat e hapura në procesin e integrimit evropian të Serbisë. Ndërsa Brukseli dhe Uashingtoni kërkojnë ndjekjen penale të përgjegjësve, Milan Radoiçiq ndodhet i lirë në Serbi dhe ka vendbanim të regjistruar në Beograd.

Për Radoiçiqin, një nga të dyshuarit kryesorë për sulmin në Banjskë, është lëshuar fletarrest ndërkombëtar i kuq nga Interpoli. Megjithatë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Radoiçiq nuk kërkohet për vepra kriminale, por “për shkak të Kosovës”, raporton RTK.

“Milan Radoiçiq është në listën e kuqe të Interpolit për shkak të Kosovës, e jo për shkak të kriminalitetit”, tha Vuçiq.

Edhe pse Beogradi zyrtar pretendon se bëhet fjalë për përndjekje me motive politike, vetë Milan Radoiçiq ka marrë publikisht përgjegjësinë për organizimin e grupit që mori pjesë në sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë. Kundër tij, në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd zhvillohet procedurë penale për disa vepra, përfshirë edhe veprat kundër sigurisë së përgjithshme. Gjatë marrjes në pyetje ai i ka mohuar akuzat, pas së cilës është liruar që të mbrohet në liri, me detyrimin për t’u paraqitur rregullisht në polici. Deri më sot, procedura nuk ka marrë epilog gjyqësor.

Ndryshe nga qëndrimi i Beogradit zyrtar, një pjesë e opozitës konsideron se pushteti po e relativizon përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, i cili shihet si një nga barrat më të mëdha politike të Serbisë.

Deputeti i opozitës nga Lëvizja Popullore e Serbisë, Aleksandar Ivanoviq, vlerëson se Banjska mbetet një nga çështjet kyçe të pazgjidhura në marrëdhëniet e Beogradit me Prishtinën, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

“Pala shqiptare në Kosovë, si çështje prioritare, kërkon Banjskën dhe ekstradimin e të gjithë atyre që morën pjesë në atë sulm e që ndodhen në Serbi”, tha Ivanoviq.

Radoiçiq, së bashku me biznesmenin kontrovers nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq, tash e më shumë se katër vjet ndodhet nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të dyshimeve për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Pavarësisht kësaj, Beogradi zyrtar i hedh poshtë këto cilësime.

Ivanoviq vlerëson se Banjska sot është një nga barrat më të mëdha politike për pushtetin në Beograd dhe se pasojat e saj shkojnë përtej dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Banjska aktualisht është një pengesë e madhe për pushtetin në Beograd. Nuk është e lehtë të ndiqen penalisht apo të ekstradohen këta njerëz, sepse ata mund të bëhen dëshmitarë të mbrojtur dhe të flasin jo vetëm për Banjskën, por edhe për shumë raste të tjera. Prandaj, Banjska nuk është vetëm pengesë në negociatat me Bashkimin Evropian, por edhe një barrë e madhe për qytetarët e Serbisë”, tha Ivanoviq.

Në kohën e sulmit në Banjskë, Radoiçiq ishte nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që mbështetet nga Beogradi zyrtar, ndërsa pas sulmit dha dorëheqje.

Parlamenti Evropian, në projekt-raportin e tij vjetor për Serbinë, përsëriti pritjen që Beogradi të bashkëpunojë plotësisht me Kosovën në mënyrë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të vihen para drejtësisë, duke shprehur keqardhje që Serbia deri më sot nuk i ka ndjekur penalisht përgjegjësit, në radhë të parë Milan Radoiçiqin.

Gjithashtu lexoni:

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Mbi 100 të rinj e të reja nga Lipjani vizituan Kompleksin Memorial të UÇK-së në Kleçkë

Për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, Biblioteka Kombëtare u ndriçua me ngjyrat e flamurit amerikan

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Kosova News 05/07/2026 05/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
13° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
32 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Merr fund epidemia e hantavirusit që i mori jetën 3 personave dhe infektoi 13 të tjerë
16:14 -05/07/2026
Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier
16:10 -05/07/2026
Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje
16:06 -05/07/2026
Mbi 100 të rinj e të reja nga Lipjani vizituan Kompleksin Memorial të UÇK-së në Kleçkë
15:50 -05/07/2026
Zjarr në Ballancë të Vitisë, flakët u afrohen shtëpive, zjarrfikësit në vendngjarje!
15:47 -05/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?