Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Metë Shatri, ka zhvilluar një takim me gratë e lagjes Mati 1 në Prishtinë, ku ka diskutuar nga afër për nevojat, shqetësimet dhe sfidat me të cilat ato përballen në jetën e përditshme.
Shatri tha se ka dëgjuar me vëmendje problemet e qytetareve, duke theksuar se politika dhe puna publike marrin kuptim vetëm kur bazohen në zërin dhe kërkesat e qytetarëve.
Ai vlerësoi rolin e grave në familje dhe shoqëri, duke theksuar se zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe të përkthehet në veprime konkrete nga institucionet.
Në fund të takimit, Shatri falënderoi pjesëmarrëset për pritjen, sinqeritetin dhe besimin e treguar, duke shtuar se takime të tilla e rrisin përgjegjësinë për të punuar më afër qytetarëve dhe në shërbim të tyre.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të fushatës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit.


