KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria e procedoi Projektligjin për Paga, në shtator shqyrtohet në Kuvend
Ekonomi

Qeveria e procedoi Projektligjin për Paga, në shtator shqyrtohet në Kuvend

Kosova News
Kosova News 15:00 -29/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në një konferencë për media, njoftoi se Qeveria e ka proceduar Ligjin e Pagave.

Gjatë një konference për media ministri Murati, ka sqaruar se nuk janë kundër grevistëve, por sipas tij ata do të trajtohen sipas legjislacionit në fuqi.

“Si Qeveri e kemi proceduar Ligjin e Pagave dhe është në konsumime të ndryshme dhe i njëjti do të dalë në konsultime publike. Në shtator kur të kthehet Kuvendi nga pushimet, projektligji do të procedohet në Kuvend”, tha ai.

Ministri Murati tha se sektori i arsimit është i prioritet i Qeverisë së Kosovës.

- Reklamë -

“Në këtë projektligj janë marrë parasysh edhe kërkesat e mësimdhënësve, për ruajtjen e pozitave që janë tepricë teknologjike… “Përkundër plotësimit të kërkesave, nga BSPK dhe SBASHK-u kërkojmë të ndalojnë grevën”, tha Murati.

Sipas tij, greva është një e drejtë, por grevistët kur hyjnë në grevë, kompensohen nga sindikatat.

Murati theksoi se praktikat dhe konventat ndërkombëtare nuk i obligojnë punëdhënësit për t’i paguar punëtorët që janë në grevë.

Ai tha se stafi arsimor duhet të rikthehet në punë, në të kundërtën nuk do të paguhen.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në këtë konferencë ka folur edhe për përkrahjen e personelit shëndetësor, përkundër që nuk ka qenë kërkesë e sindikatës, por ka qenë vullnet dhe vendim i Qeverisë.

Murati vlerësoi e me grevën paralajmëruar nga mësimdhënësit, do të humbin nxënësit, por edhe mësimdhënësit, pasi ata nuk do të paguhen për këtë periudhë greve.

“Edhe me ligj parashihen që në rast grevash, nëse ka punëtorë që nuk janë pajtuar me grevën dhe janë duke punuar, ata do të paguhen. Ata që do të jenë pjesë e grevës nuk do të paguhen dhe ata duhet të kompensohet nga sindikatat ”, theksoi ai.

Ai ka shtuar se gjatë viteve dhe për vit sindikatat marrin para nga anëtarësia dhe me ato para ata mund të bëjnë pagesat për orët e grevës, por assesi nuk mund të paguhen nga punëdhënësi, sepse kështu përcaktohet me ligje.

“Greva duhet të deklarohet dhe ajo është instrument për t’u mbrojtur punëtorët, sepse ata që janë në grevë nuk mund askush ti largoj nga puna. Por nëse ka punëtorë që nuk deklarojnë se janë në greve dhe nuk punojnë atëherë kjo është çështje disiplinore”, ka thënë Murati.

Ministri Murati sqaron se si parashihen me ligj pagesat për punonjësit që janë në grevë

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Kosova News 29/08/2022 29/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?