Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë një i burgosur i Burgut të Dubravës.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën.
Në njoftim theksohet se i burgosuri ishte në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe për shkak të gjendjes shëndetësore është shtrirë në QKUK, Prishtinë.
“Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.