KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti takoi afaristët shqiptarë në Turqi, i ftoi që të investojnë në Kosovë
Politikë

Kryeministri Kurti takoi afaristët shqiptarë në Turqi, i ftoi që të investojnë në Kosovë

Kosova News
Kosova News 13:36 -02/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë qëndrimit në Turqi, përkatësisht në Stamboll, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë takoi afaristë shqiptarë e me prejardhje shqiptare nga sektorë të ndryshëm që veprojnë në Turqi.

Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se kryeministri Kurti i njoftoi me progresin që Kosova ka shënuar në rrafshin ekonomik në tri vitet e fundit, duke theksuar rritjen për dyfish të investimeve të huaja dhe eksporteve, por edhe rritjen e të hyrave tatimore për 2/3, pa ndërruar politikën fiskale, por si rezultat i rritjes së besimit në institucione. Kryeministri gjithashtu veçoi mjedisin e favorshëm për investime në Kosovë, përfshirë këtu çmimin e lirë të energjisë elektrike, fuqinë punëtore profesionale, politikat fiskale dhe faktin që Kosova së fundmi ka marrë vlerësimin e saj të parë kreditor sovran nga ‘Fitch Rating’.

“Teksa shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm e të rëndësishëm të mërgatës sonë në Turqi, ai u bëri thirrje përfaqësuesve dhe pronarëve të bizneseve që të vijnë në Kosovë, të hulumtojnë mundësitë që ofron vendi ynë dhe të investojnë. Ai këtë thirrje e bëri duke u ofruar mbështetjen e Qeverisë bashkë me infrastrukturën ligjore dhe mekanizmat shtetërorë në mënyrë që investimi të jetë i sigurt dhe fitimprurës”, thuhet në komunikatë. 

Tutje, Kurti shprehu mirënjohjen të gjithë të pranishmëve për mikpritjen e ngrohtë dhe për angazhimin e rolin e tyre të rëndësishëm në krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, përveçse kontributin e vazhdueshëm për vendlindje si mërgatë.

Ndryshe, në këtë darkë, përkrah kryeministrit ishin edhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi, shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enis Kervan. 

Gjithashtu lexoni:

Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

Muja: Telekomit po i kthehen milionat e vjedhura, opozita shpik skandale

Dështon edhe përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kosova News 02/06/2024 02/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

Nis asfaltimi i shtresës së dytë në segmentin Dollc–Pejë, pjesë e rrugës nacionale Pejë-Prishtinë
17:24 -21/06/2025
Kurti: Rruga Prizren–Tetovë drejt finalizimit, tuneli 6.4km do të lidhë dy qytetet
16:51 -21/06/2025
Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro
16:45 -21/06/2025
​Prokuroria Speciale këtë vitit synon të ngrit aktakuzën për masakrën e Reçakut dhe burgut të Dubravës
16:28 -21/06/2025
Sindikata e Re e KEK-ut reagon ndaj deklaratave të KESCO-s: Manipulim i opinionit dhe fyerje ndaj punëtorëve tanë
16:11 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?