KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria mban mbledhje, miraton disa vendime
Politikë

Qeveria mban mbledhje, miraton disa vendime

Kosova News
Kosova News 12:18 -31/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se janë ndarë disa mjete për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Vendimin për rialokimin e mjeteve në shumë prej 577,900.00 € në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për zbatimin e Programit “Masat Preventive, Intervenime Emergjente nëpër komuna të ndryshme”, theksohet në njoftim.

Gjithashtu, vendim është marrë edhe për shpronësimin e pronave të paluajtshme ish shoqërore në Suharekë.

“Vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme ish shoqërore P. Sh IGK “Ballkan”, Njësia Damper, (ish Kampi “Casablanka”), për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Komunën e Suharekës”.

Tutje, në njoftim theksohet se Qeveria ka ndërmarrë vendim edhe për shpronësim të pronave në Zubin Potok dhe Leposaviq.

“Vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, në Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zubin Potokut, në pajtim me aktgjykimet e plotfuqishme të gjykatave të Republikës së Kosovës”.

Qeveria po ashtu ka miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për Projektin “Edukimi në Fëmijërinë e Hershme dhe Kujdesi për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”.

“Vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin KOMPAS – Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë”, vijon njoftimi. 

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj ia uron Gjermanisë Ditën e Veteranëve

PDK pritet t’ia mësyj Gjilanit me Riad Rashitin – VV me Hysenin e LDK me Ismajlin

Gucati: Specialja u themelua krejt për diçka tjetër, jo për marifetet që po bëhen atje – s’i besojmë

17 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës

Tentimi i 32-të sot në Kuvend

Kosova News 31/05/2024 31/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Zyrtare: Hamdi Namani transferohet tek Prishtina
09:53 -15/06/2025
Haradinaj ia uron Gjermanisë Ditën e Veteranëve
09:48 -15/06/2025
PDK pritet t’ia mësyj Gjilanit me Riad Rashitin – VV me Hysenin e LDK me Ismajlin
09:32 -15/06/2025
Punime në rrjet, vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës
09:28 -15/06/2025
Gucati: Specialja u themelua krejt për diçka tjetër, jo për marifetet që po bëhen atje – s’i besojmë
09:23 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?